Këto “Terma dhe Kushte teknike të Shërbimit” do të zbatohen në të gjitha rastet kur kërkohet të kryet verifikimi i konformitetit teknik të matësit të energjisë elektrike, për të cilin OSSH kërkon edhe hapjen e makinerisë së matësit në prezencë të punonjësve të OSSH.
Kompania Verifikimi Matesave Elektrik shpk (VME) do të kryejë:
- Pranimin e Matësit Elektrik në Laborator
- Kontrollin e detajuar vizual të matësit elektrik nga jashtë,
- Testimin #1 që i referohet Testimi në gjendjen në të cilën matësi elektrik u dorëzua
- Hapjen e Makinerisë së Matësit Elektrik dhe kontrollin vizual
- Testimin #2 që i referohet Testimit pas hapjes së kapakut të makinerisë
- Fotografimin e të gjithë konstatimeve
- Vulosjen e Matësit Elektrik dhe dorëzimin e tij tek punonjësi i OSSH.
Për informacion më të detajuar dhe për të shkarkuar dokumentin e plotë përdorni butonin e mëposhtem.
Nëse dëshironi të shkarkoni aktin e konstatimit të matësave të mëparshëm përdorni butonin e mëposhtëm.