POLITIKA E PRIVATËSISË
Njoftim për privatësinë
Mbrojtja e informacionit tuaj personal është e rëndësishme për ne. Ju lutemi merrni disa momente për të lexuar këtë Njoftim të Privatësisë dhe të mësoni për mënyrën e funksionimit të kompanisë sonë. Ky njoftim tregon praktikat e privatësisë në faqen www.vme.al. Ky njoftim për privatësi zbatohet vetëm për informacionin e mbledhur nga kjo faqe interneti. Ai do t’ju njoftojë për sa vijon:
- Çfarë informacioni personalisht të identifikueshëm ju mblidhet nëpërmjet faqes, si përdoret dhe me të cilin mund të ndahet.
- Cilat zgjedhje janë në dispozicion për ju në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja.
- Si mund të korrigjoni ndonjë pasaktësi në informacion.
Kush jemi ne?
www.vme.al është faqja e internetit e Kompanisë sonë. Përmes faqes sonë të internetit mund të mësoni për shërbimet që ofron Kompania jonë, çmimet, akreditimet dhe çertifikatat në pronësi.
Mbledhja, Përdorimi Ruajtja dhe Ndarja e Informacionit
Ne jemi pronarët e vetëm të informacionit të mbledhur në këtë faqe. Ne vetëm kemi qasje në / mbledhim informacionin që na jepni vullnetarisht përmes emailit ose kontaktit tjetër direkt nga ju. Ne nuk do ta shesim ose japim me qira këta informata askujt. Informacioni i dhënë do të ruhet vetëm në serverët tanë.
Ne do të përdorim informacionin tuaj për t’iu përgjigjur pyetjevete juaja, sipas kerkeses qe na keni kontaktuar. Ne nuk do të ndajmë informacionet tuaja me ndonjë palë të tretë jashtë organizatës sonë. Ne gjithashtu do të përdorim informacionin e mbledhur për të përmirësuar përvojën e klientit duke gjate vizites në faqen tonë.
Vetem nese nuk na e kerkoni, ne mund t’ju kontaktojmë me email në të ardhmen për t’ju njoftuar për produkte ose shërbime të reja ose ndryshime në këtë politikë të privatësisë.
Çfare baze juridike kemi për përpunimin e informacionit tuaj personal?
Sipas pëlqimit tuaj, kur është e aplikueshme. Kur ju, për shembull, zgjidhni të merrni njoftime ose emaile.
Qasja dhe kontrolli mbi informacionin
Ju mund të hiqni çdo kontakt të ardhshëm prej nesh në çdo kohë. Ju mund të bëni kete gje më poshtë në çdo kohë duke na kontaktuar nëpërmjet adresës së emailit apo numrit të telefonit të dhënë në faqen tonë të internetit:
- Te shikoni cfare të dhënash kemi për ju, nëse ka të tillë.
- Ndryshimi / korrigjimi i të dhënave që kemi për ju.
- Te fshini të gjitha të dhënat që kemi për ju.
- Shprehni çdo shqetësim që keni në lidhje me përdorimin tonë të të dhënave tuaja.
Si i sigurojmë informacionet personale?
Ne e konsiderojmë privatësine dhe sigurinë e informacionit tuaj shumë seriozisht. Ne do të përpiqemi të bëjmë çmos për të mbrojtur dhe siguruar informacionin tuaj personal duke përdorur teknologjitë tona. Ne e pranojmë rëndësinë e sigurisë së informacionit tuaj personal dhe për këtë arsye kemi marrë të gjitha masat e duhura organizative dhe teknike për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja nga çdo formë e përpunimit të rastësishëm ose të padrejtë.
Për sa kohë i mbajmë informacionet tuaja personale?
Ne do të ruajmë informacionin tuaj për kohëzgjatjen e bashkëpunimit tuaj me kompaninë tonë ose kur kërkohet nga ju që të të fshijmë çdo informacion që kemi për ju. Në fund të periudhës së përdorimit, të dhënat tuaja do të fshihen plotësisht ose do të bëhen anonime.
Cili është ligji i zbatueshëm për përpunimin e informacionit tuaj nga ne?
Ligji në fuqi është Ligji Shqiptar, i formuar sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (BE) 2016/679, dhe në përgjithësi, korniza legjislative dhe rregullorja kombëtare dhe evropiane në fuqi për mbrojtjen e informacionit personal.
Cookies
Ne përdorim “Cookies” në këtë faqe. Një cookie është një pjesë e të dhënave të ruajtura në një hard drive të vizitorit të faqes për të na ndihmuar të përmirësojmë eksperiencen tënde në faqen tonë dhe të identifikojmë vizitorët e përsëritur në faqen tonë. Për shembull, kur përdorim një cookie për t’ju identifikuar. Cookies gjithashtu mund të na mundësojnë të ndjekim dhe të synojmë interesat e përdoruesve tanë për të rritur përvojën në faqen tonë. Përdorimi i një cookie nuk është në asnjë mënyrë i lidhur me ndonjë informacion personalisht të identifikueshëm në faqen tonë.
Lidhjet
Kjo faqe përmban lidhje me faqet e tjera. Ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen ose praktikat e privatësisë në këto faqe të tjera. Ne inkurajojmë përdoruesit tanë që të jenë të vetëdijshëm kur ata largohen nga faqja jonë dhe të lexojnë deklaratat e privatësisë të çdo faqe tjetër që grumbullon informacion personalisht të identifikueshëm.
Nëse ju mendoni se nuk po i përmbahemi kesaj politike te privatësisë, na kontaktoni menjëherë nëpërmjet numrave të telefonit të ofruar ose përmes postës elektronike.
POLITIKA E CILËSISË
VME ka krijuar, mirëmbajtur dhe përmirësuar vazhdimisht sistemin e menaxhimit sipas rishikimit të fundit të ISO/IEC 17025, ISO/IEC 17020 dhe të gjitha standardeve të tjera të zbatuara dhe kërkesave të trupit tonë të akreditimit.
Ne bëjmë përpjekje të mëdha për të ruajtur paanshmërinë dhe integritetin operacional të analizës në përputhje me dispozitat e ligjeve kombëtare dhe ISO/IEC 17025; ISO/IEC 17020 dhe të gjitha standardeve tjera të aplikuara.
Stafi ynë i laboratorit dhe personeli i inspektimit i përmbahet një Sistemi të Menaxhimit të Cilësisë rigoroz për të siguruar kënaqësinë e klientit kur përdorin shërbimet tona. I gjithë personeli i përfshirë në shërbimet e ofruara nga VME është i njohur me dokumentacionin e kontrollit të cilësisë dhe i kupton politikat e menaxhimit dhe procedurat e punës dhe punon si ekip për të përmirësuar vazhdimisht drejt efektivitetit të sistemit të menaxhimit.
Menaxhimi i lartë është i përkushtuar për të përshtatur me ISO/IEC 17025, ISO/IEC 17020, dhe të gjitha standardet e tjera të zbatuara dhe kërkesat e trupit tonë të akreditimit. Ne vazhdimisht do të vlerësojmë dhe përmirësojmë efektivitetin e sistemit tonë menaxhimit sipas nevojave.
Qëllimi i sistemit të menaxhimit është të përcaktojë një drejtim standard për ofrimin e një shërbimi për klientët tanë të një cilësie sa më të lartë, duke ndërtuar besimin e konsumatorëve në vlefshmërinë e rezultateve të laboratorit dhe të trupës sonë inspektuese. Për më tepër, sistemi i menaxhimit siguron vazhdimësi pavarësisht nga ndryshimet në personel apo menaxhim. Manuali i cilësisë shërben si një mjet komunikimi, si dhe një mjet trajnimi për punonjësit e rinj.
VME siguron në vazhdimësi një sistem menaxhimi të përputhshëm (duke përdorur procedura të dokumentuara dhe monitorimin e sistemit të menaxhimit).
Është shumë e rëndësishme që i gjithë personeli të veproj në përputhje me kërkesat e Sistemit të Menaxhimit, kërkesat e klientëve tanë, si dhe kërkesat e autoriteteve përkatëse rregullatore. Si rrjedhim, i gjithë personeli që kryen aktivitete laboratorike dhe inspektimi duhet të njohë ISO/IEC 17025, ISO/IEC 17020 dhe të gjitha standardet e tjera të aplikuara nga kompania, kërkesat e klientëve, manualin e cilësisë si dhe procedurat e tjera dhe instruksionet e punës që ndikojnë në cilësinë e punës.
Të gjitha aktivitetet e testimit dhe/ose inspektimit duhet të kryhen në përputhje me Sistemin e Menaxhimit të kompanisë, metodat e përcaktuara dhe kërkesat e klientëve. Standardi jonë i shërbimeve do të tejkaloj pritshmëritë e klientëve tanë për rezultate të testimit të sakta, të përsëritshme dhe të paanshme.
Personeli duhet të jetë i aftë për të kryer aktivitetet e laboratorit dhe /ose inspektimit dhe të jetë i paanshëm në vazhdimësi.
VME është e përkushtuar për tu siguruar klientëve shërbime me cilësi profesionale shumë të lartë duke siguruar se testimet dhe/ose inspektimet kryhen sipas standardeve të larta të shërbimit për të arritur kënaqësinë e klientëve, saktësinë në rezultat dhe shpërndarjen në kohë të raporteve/certifikatave dhe të arrij ose tejkaloj pritshmëritë e klientëve në vijimësi.
Laboratori dhe/ose trupa inspektuese mban marrëdhënie të shëndetshme me klientët duke bashkëpunuar me ta ose me përfaqësuesit e tyre në sqarimin e kërkesave, monitorimin e rezultateve të aktivitetit, etj.
VME synon plotësimin e kërkesave ligjore dhe kërkesave të tjera.
Sigurohen rezultate të besueshme në shërbimin e testimit dhe inspektimit nëpërmjet praktikave profesionale të rrepta për të gjitha shërbimet e ofruara.
Përkushtimi jonë tregohet nëpërmjet pjesëmarrjes së vazhdueshme në aktivitete të cilat vlerësojnë dhe sigurojnë cilësinë dhe integritetin e këtij sistemi.
VME ka një sistem të mirë-hartuar të sigurisë të matjeve, i cili sjell konfidencë dhe besueshmëri në cilësinë e rezultateve të matjes së laboratorit duke siguruar që rezultatet e matjes janë metrologjikisht të gjurmueshme.
Marrjen e të gjitha masave të nevojshme, gjatë proceseve të punës për eleminimin, minimizimin, izolimin dhe kontrollin e riskut të shëndetit dhe sigurisë në punë për punonjësit e kompanisë dhe publikun.
Garantimin e nivelit më të lartë të sigurisë së informacionit duke përmirësuar vazhdimisht proceset dhe aktivitetet që përpunojnë të dhëna të rëndësishme të punonjësve, klientëve, dhe palëve të treta që kanë lidhje me kompaninë. Kjo sigurohet nëpërmjet ruajtjes së konfidencialitetit (fshehtësisë) të informacioneve të brendshme që zotëron si edhe atyre të jashtme në të cilat kompania ka akses, (informacioneve të klientëve dhe furnitorëve me të cilët kompania bashkëpunon etj).
Garantimit të disponueshmërisë së informacionit të nevojshëm në proceset e punës brenda kompanisë, kundrejt klientëve dhe ndaj palëve të interesuara në bazë të klasifikimit të tij sipas procedurave të Sistemit të Menaxhimit.
Për të zbatuar politikën e cilësisë, VME ka përcaktuar objektivat e cilësisë siç është përshkruar në P.24: Menaxhimi i Objektivave.
POLITIKA E KONFIDENCIALITETIT, KONFLIKTIT TË INTERESIT DHE PAANSHMËRISË
Konfidencialiteti
VME operon në fushën e testimeve dhe inspektimeve në përputhje të plotë me politikën e konfidencialitetit që ka implementuar dhe mirëmban. Konfidencialiteti ndaj partnerëve tanë ruhet nga të gjithë pjestarët e kompanisë. Ky angazhim dokumentohet me deklaratën e konfidencialitetit që ata firmosin.
Ruajtja e konfidencialitetit monitorohet vazhimisht edhe nëpërmjët procedurave me të cilat operon kompania VME ku informacione sensitive të partnerëve tanë manaxhohen vetëm nga punonjës të autorizuar nga manaxhmenti. Ata e përdorin këtë informacion vetëm në përputje me këtë politikë dhe interesave të subjekteve objekt i këtij informacioni.
Gjithashtu, edhe kur sipas legjislacionit jemi të detyruar të komunikojmë informacione të ndryshme organeve kopetente, kjo do të ndodhë vetëm me njoftimin dhe pëlqimin e subjekteve objekt i këtij informacioni.
Konflikti i interesit
Konflikti i interesit si situatë papërputhshmërie midis pozicionit të punës që një punonjës i VME ka, me interesa personale të drejtpërdrejta apo të tërthorta, duhet me doemos të raportohet nga punonjësi në fjalë. Manaxhmenti dhe Manaxheri i Cilësisë më pas vendosin ta mënjanojnë atë nga aktivitetet që bien ndesh kësaj politike.
Gjithcka monitrohet në përputje me këtë politikë dhe dekaratën e nënshkruar nga cdo punonjës i kompanisë VME.
Gjithashtu, në rast se konstatohet një situatë konflikti interesi e kaluar dhe e pa raportuar nga punonjësi objekt i këtij konflikti, do të përbënte shkelje të rëndë të rregullave të kompanisë, për pasoje edhe ndërprërje e maredhënieve të punës me këtë punonjës.
Paanshmëria
Kompania VME konsideron paanshmërinë si domosdoshmëri për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe të besueshëm klientëve të saj. Këtë kriter të pa negociushëm VME e siguron nëpërmjet identifikimit që në fillim të rreziqeëve që cënojnë paanshmërinë dhe eleminimit të tyre.
Të grupuara ato shfaqen kryesisht në format e mëposhtme.
- Paanshmëri e kompromentuar si pasojë e frikës që një punonjës i VME mund të ketë. Nëpërmjet kërcënimeve të hapura ose të fshehura punonjësi mund të mos sigurojë shërbim të paanshëm.
- Paanshmëri e kompromentuar si pasojë e familjaritetit që punonjësi VME mund të shfaqi ndaj klientit, duke mos verifikuar vetë të dhenat e nevojshme për vlerësim por duke i pranuar ato të mirëqëna nga klienti.
- Paanshmëri e kompromentuar si pasojë e interesave direkte personale të individit apo organizmit.
- Paanshmëri e kompromentuar si pasojë e vetë-rishikimit. Ky rrezik shfqet në situata kur individi apo organizmi rishikon një punë të kryer nga vetë ai më parë.
Të gjitha këto rreziqe monitorohen dhe dokumentohen gjatë rishikimeve të menaxhimit në formularin përkatës RP.21-1.
BAZAT LIGJORE
VME operon në treg në zbatim te legjislasionit të vendit dhe standardeve ndërkombëtare.
Ligji mbi sektorin e energjisë elektrike Nr. 43/2015
ERE – Kodi i Shpërndarjes
ERE – Kodi i Matjes
Ligji mbi Metrologjinë Nr. 9875 ndryshuar me ligjin 126/2020
DPM – Për dhëninen e autorizimit për verifikim të instrumentave matës ligjërisht të kontrolluara matës të energjisë elektrike (kontatorë) Nr. 13, datë 23/11/2018 dhe autorizimi Nr. 2, datë 10/02/2020
METE – Urdhër Nr. 195
Vendim Nr. 5346/8 datë 20/10/2016 për tarifat e shërbimit të verifikimit të mjeteve matëse elektrike
Udhëzime për verifikimin e matësave elektrik
Standarde Referuese: IEC 62052-11, IEC 62053-11-21-22-23, Direktiva Europiane, EN 50470 etj..
ERE-Vendim NR. 96 datë 17.06.2016
Ligji Nr. 8734 – Ligji për Garantimin e Sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve elektrike
DPM – Procedura te Verifikimit te Matësave Elektrik Klasa 1,2 dhe A,B, datë 24.06.2020