VME

Sherbimet

Home  >>  Sherbimet

TE GJITHA SHERBIMET

  • Testimi i matësave elektrik në laborator një dhe shumë fazorë të energjisë aktive dhe reaktive
  • Inspektimi i matësave elektrik në terren një dhe shumë fazorë të energjisë aktive dhe reaktive
  • Inspektimi i transformatorëve të rrymës
  • Verifikim të lidhjeve të matësave
  • Pajisje testimi të automatizuara
  • Dokumentim
  • Suport teknik
  • Cilësi e garantuar
  • Vulosje e sigurisë së lartë të matësit
  • Vulosje e sigurisë së lartë të terminaleve të matësit
  • Etiketa sigurie të vetëshkatërrueshme
  • Marrje dhe dorëzim i matësave
  • Shërbim i shpejtë
  • Lehtësi dhe asistencë në vendimmarrje

 

SHERBIMET KRYESORE

Testimi
VME ofron shërbimin e testimit të matësave elektrik në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare përkatëse. Me një procedurë të lehtë dhe fluide, mund të rezervoni cdo ditë të mundëshme per shërbimin tonë. Ne do ju përgjigjemi me shpejtësi dhe korrektësi kërkesave dhe pyetjeve tuaja.

 

Laboratori i testimit
Laboratori i testimit të VME është nga më të përparuarit sot në treg. Ne realizojme testime me instrumenta referues të një klase të lartë saktësie. Instrumentat tanë janë kalibruar nga kompani të akredituara, kjo i bën ato të gjurmueshëm deri në etalonet ndërkombëtare. Të dhënat e testimeve tona ruhen në database të sigurt me kodim SQL. Ky sistem na jep mundësi të manaxhojmë të dhënat në mënyrë shumë fluide, të sigurt dhe të aksesueshme për këdo që kërkon një shërbim të tillë.

 

Inspektimi i matësave elektrik
VME në terren ofron shërbimin e inspektimit të matësave elektrik. Ky shërbim konsiston në inspektimin e gjendjes së matësit, tensionit me të cilin ushqehet matësi, rregullsia e lidhjeve elektrike, gjendja e elementëve të sigurise etj. Matësi testohet për nivelin e gabimit në matje që ai ka dhe lëshohet test raporti. Testimi  i matësit mund të bëhet me burim ushqimi të pamvarur, ose nësë nuk preferohet heqja e matësit nga skema e lidhjes mund të testohet me instrumenta që shfrytëzojnë ngarkesë faktike që ka matësi në momëntin e testimit. Gjithashtu VME ofron edhe shërbimin e inspektimit të transformatorëve të rrymës si një element i rëndësishëm në skemën e matjes së energjisë elektrike.

 

VULA & ETIKETA

Vulat e sigurisë
Vulat VME janë të një cilësie shumë të lartë. Ato përbëhen nga dy pjesë:

  • Trupi i cili nëpërmjet një mekanizmi pranon dhe fikson pjesën e levizshme dhe telin. Ai është i përbërë nga polikarbone rezistente ndaj rrezatimeve UV.
  • Pjesa e lëvizshme prej materiali acetal mundëson futjen e saj tek trupi i vulës.

Bashkimi  i dy pjesëve nuk lejon asnjë hapsirë midis tyre për futjen e objekteve të mbrehta dhe të imta. Teli që futet në të nuk mund të tërhiqet prapë pa lënë shenja të qarta.
Duke qenë prej materiali rezistent ndaj rrezatimit UV pjesë të ndryshme të vulës nuk pësojnë ndryshime në formë apo ngjyrë. Ato durojnë temperatura nga – 40°C deri në 120°C.
Vula mund të përdoret vetëm një herë dhe montimi i saj realizohet pa nevojën e veglave. Pas montimit cdo tentativë për ta hapur do të rezultonte me shenja të dallueshme.
Vulat për vulosjen e matësit ndryshojnë me ato të vulosjes së terminaleve nga gjyra duke i bërë lehtë të dallueshme.
Vulat kanë numër serial të njëjtë në trup dhe pjesën e lëvizshme të printuar me lazer i cili nuk mund të ndryshohet pa lënë shenja.

 

Etiketat e sigurisë
Etiketat tona të sigurisë janë rezitente ndaj temperaturave, lagështisë apo substancave tretëse. Ato nuk lejojnë lëvizjen e tyre pasi lenë shenja të qarta në trupin  matësit.

 

Teli i vulosjes
Teli i vulosjes që përdor VME është prej celiku të galvanizuar jo korroziv dhe i pa magnetizueshëm. Ai ka rezistencë në tërheqje 380 +/-35 N/mm².
Ai përbëhet prej një teli të drejtë dhe një teli që përdridhet me 5.2 herë/cm. Teli i drejtë ka diametër 0.45 +/- 0.02 mm, ndërsa teli që përdridhet e ka 0.3 +/- 0.015 mm. Diametri total 1.04 +/- 0.04 mm. Ai ambalazhohet në formë bobine e cila ka 470 +/- 45 metra tel në të.